Dzeko është rikthyer në dispozicion të trajneri

Futboll

Dzeko është rikthyer në dispozicion të trajneri

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 11:25
Dzeko është rikthyer në dispozicion të trajneri

Edin Dzeko është rikthyer në dispozicion të trajnerit Fonseca dhe ishte titullar edhe në transfertën e fundjavës ndaj Napolit, por është ende larg formës së tij më të mirë dhe kjo ka shqetësuar jo pak teknikun portugez.

Fillimisht ishin zërat e merkatos që nuk e lanë të përgatitet i qetë, më pas një dëmtim i lehtë dhe së fundi koronavirusi, ndërsa ajo që u pa në fushë në stadiumin “Diego Armando Maradona” dhe që u pranua edhe nga vetë boshnjaku, ishte forma e tij e dobët fizike.

“Nuk jam në maksimum, është e vërtetë dhe njëkohësisht logjike, pasi kalova disa ditë pa stërvitje në fushë. Megjithatë tani po punoj shumë në Trigoria, për t’u rikthyer në formën time më të mirë”, u shpreh sulmuesi pas ndeshjes me Napolin.

Trajneri Fonseca po ngulmon shumë te Dzeko gjatë seancave stërvitore dhe sipas lajmeve nga mediat pranë klubit verdhekuq, synon ta marrë me vere edhe për ndeshjen ndaj Young Boys, ku pritet ta aktivizojë disa minuta dhe më pas ta hedhë titullar ndaj Sassuolos të dielën.

E ndërkohë që të gjithë presin që kapiteni të rikthehet në formën më të mirë, sulmuesi spanjoll Borja Mayoral nuk duket fort i kënaqur me vendimin e trajnerit Paulo Fonseca për ta lënë jashtë formacionit në ndeshjen ndaj Napolit.

Spanjolli është dukshëm në formë më të mirë fizike, ka ritmin e duhur në këmbë dhe për më tepër ka shënuar në sfidat e fundit, ndaj ka pretenduar më shumë vlerësim, megjithatë kjo është një çështje që duhet zgjidhur nga trajneri Fonseca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat