Juve për fitore

Futboll

Juve për fitore

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 13:58
Juve për fitore

Dy raunde nga fundi i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve dhe pas nëntë javësh kampionati, është legjitime të thuhet se ky Juventus nuk mund të bëjë pa Cristiano Ronaldon. Mungesa e portugezit u ndie qartë ndaj Beneventos, duke bërë që trajneri Pirlo të mos e kursejë sfidën e sotme në Champions.

Duke dashur ta ruajë fizikisht, Pirlo ia besoi çelësat e sulmit dyshes Morata dhe Dybala. Nëse spanjolli ka gjetur një gol tjetër, argjentinasi u pa vetëm si një “flakë kashte”, që nuk zgjati shumë. Ai nuk krijoi vështirësi të veçanta për mbrojtjen e Beneventos.

Në Ligën e Kampionëve do të kthehemi tek “e vjetra”: dyshja Morata-Ronaldo, e vlerësuar nga populli bardhezi, pavarësisht se kualifikimi është tashmë i sigurt. Sidoqoftë, ka ende shpresë për të fituar vendin e parë, gjë që do të shmangte një short më të ashpër se sa pritej në raundin tjetër.

Kjo është arsyeja pse fitorja është rezultati i vetëm, që mund të mendohet në “Allianz Stadium”, ku nuk do të jetë më Kulusevski. Besim te 4-4-2, i miratuar nga Pirlo në fazën mbrojtëse. Në mesfushë do të shohim McKennie, më i miri për topat e rikuperuar, së bashku me Bentancur dhe Ramsey, me uellsianin të gatshëm të avancojë as sulmuesve.

Demiral dhe Alex Sandro do të veprojnë si mbrojtës anësorë, me Bonucci dhe De Ligt në qendër, para Szczesny, që nuk merr një hapësirë ​​pushimi që nga ndeshja e parë, e datës 20 tetor.

Ja formacionet e mundshme:
JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Demiral, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Chiesa, Bentancur, McKennie, Ramsey; Morata, Cristiano Ronaldo.
DINAMO KIEV (4-2-3-1): Bushchan; Kedziora, Popov, Zabarnyi, Mykolenko; Shepeliev, Sydorchuk; Tsygankov, Shaparenko, De Pena; Verbic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat