Matematikat e Interit për të kaluar në raundin tjetër

Futboll

Matematikat e Interit për të kaluar në raundin tjetër

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 13:59
Matematikat e Interit për të kaluar në raundin tjetër

Interi është në një pozitë tejet të vështirë në Ligën e Kampionëve, por mund të arrij kualifikimin në raundin tjetër. Borusia Mynshenglladbah ka tetë pikë, Shakhtar Donetsku dhe Real Madridi nga shtatë, derisa Interi ka pesë pike.

Në mënyrë që të kualifikohet në raundin e radhës, Interi me patjetër duhet të mposht Shakhtar Donetsk dhe të shpresojë që Real Madrid – Borusia Mynshengadbah nuk përfundon në barazim.

Kjo është sepse nëse Interi dhe Real Madridi përfundojnë me pikë të barabarta, atëherë spanjollet kanë përparësinë, meqenëse i kanë fituar dy takimet.

Por, në rast se ndeshje Real Madrid – Borussia përfundon në barazim, atëherë është rrezik edhe për skuadrën e Zinedin Zidane. Kjo është sepse nëse Reali barazon dhe Shakhtari fiton një pikë në “San Siro”, atëherë spanjollët do mbesin në vendin e tretë. Nëse Interi nuk e mposht Shakhtarin do qëndrojnë të fundit dhe do jenë jashtë Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat