Futbollisti ndërron jetë pasi u diagnostifikua me kancer në stomak

Futboll

Futbollisti ndërron jetë pasi u diagnostifikua me kancer në stomak

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:05
Futbollisti ndërron jetë pasi u diagnostifikua me kancer në stomak

Bota e futbollit në zi, mbrojtësi maroken Mohamad Abarhoun ka ndërruar jetë në moshë të re.

Futbollisti nga muaji shkurt ishte diagnostikuar me sëmundjen e kancerit në stomak, teksa pikërisht kjo sëmundje i ka marrë jetën së fundmi në moshën 31-vjeçare.

Lajmin për ndarja nga jeta të Abarhoun e ka bërë të ditur skuadra turke e Rizespor, ku ai luajti së fundmi.

Marokeni e nisi karrierën në vendin e tij me Moghreb Tetuan, më pas kaloi te portugezët e Moreirense dhe së fundmi u aktivizua në Turqi me Rizespor.

Gjithashtu ai luajti edhe me ekipin e parë kombëtar të Marokut, në Kampionatin e Kombeve në Afrikë, në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat