“Liverpooli ka transferuar lojtarin më të mirë të sezonit”

Futboll

“Liverpooli ka transferuar lojtarin më të mirë të sezonit”

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:45
Jurgen Klopp

Liverpooli ka bërë transferimin më të mirë të sezonit, bëhet fjalë për sulmuesin Diogo Jota, kështu mendon ish ylli i “Reds”, Michael Owen.

Portugezi është në super formë, ndërsa ka fituar vendin në formacionin titullarë.

Owen e cilëson Jotan si transferimi më i mirë i edicionit në Premierligë dhe mendon se lojtari është tejet i shpejtë.

“Askush nuk e ka menduar se do shkëlqente ashtu. Mund të thuash se ai është transferimi më i mirë i sezonit në Premierligë”.

“Me befasojë me shpejtësinë, duhet ta pranoj. Mendoj se është i shpejtë dhe kundër Atalantas ishte i pabesueshëm”.

“Mendoj se ai shënon me kokë, të djathtën, të majtën shënon nga larg dhe shihet si tejet i fortë”, deklaroi ai.

Jota vazhdon të shkëlqejë të gjiganti anglez, ndërsa edhe vet Jurgen Klopp ka pranuar se nuk ka menduar që është aq i mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat