Katër ndeshjet e radhës vendimtare për të ardhmen e Zidanes

Futboll

Katër ndeshjet e radhës vendimtare për të ardhmen e Zidanes

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:51
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka vetëm katër ndeshje për të shpëtuar punën si trajner i Real Madridit.

“Los Blancos” humbën dje 2 – 0 nga Shakhtar Donetsk, ndërsa janë në rrezik për t’u kualifikuar në raundin tjetër.

Sipas Marca, tekniku francez ka vetëm katër ndeshje që të shpëtojë punën.

Gjiganti spanjoll do përballet me Sevillan dhe Atletico Madridin, ndërsa i duhet me patjetër fitorja për t’u kualifikuar ndaj Borussia Monchengladbach.

Në rast të shkarkimit, Mauricio Pochettino është pasuesi numër një, me të cilët ka arritur marrëveshje personale vitin e kaluar.

Tjetër kandidat është edhe legjenda e klubit, Raul Gonzalez që momentalisht është në kreun e Real Madrid Castilla (ekipi B).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat