Barcelona me një vendim të çuditshëm

Futboll

Barcelona me një vendim të çuditshëm

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 16:40
Barcelona me një vendim të çuditshëm

Barcelona nuk do të hedhë asnjë hap në merkaton e janarit, pa u kryer zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të klubit.

Lajmi konfirmohet nga e përditëshmja e mirënjohur katalanase Sport, që qëndron si zakonisht shumë pranë klubit të famshëm blaugrana dhe është gjithmonë tepër e vëmendshme ndaj zhvillimeve që ndodhin te Barca.

Sport citon trajnerin Ronald Koeman, i cili ka konfirmuar se drejtuesit e rinj të klubit të Barcelonës do të kenë thjesht një javë të vetme kohë në dispozicion, për të bërë ndryshimet e nevojshme në dritaren e posacme të janarit që lidhet me transferimet e mundshme.

57-vjecari holandez shpreson që gjithcka të shkojë mirë dhe të mos ketë probleme, në mënyrë që në javën e mbetur Barcelona shfrytëzojë merkaton e dimrit dhe të bëjë lëvizjet e duhura për të përforcuar skuadrën.

Në konferencën e tij për shtyp trajneri Ronald Koeman qartësoi se ky nuk është momenti i duhur për të folur rreth një cështje të tillë, pasi probelemet e merkatos do të zgjidhen vetëm atëherë pasi të jetë mësuar edhe emri i presidentit të ri të klubit blaugrana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat