Mourinho 'nervozohet' në konferencë

Futboll

Mourinho 'nervozohet' në konferencë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 16:43
Mourinho 'nervozohet' në konferencë

Trajneri portugez i Tottenham Hotspurs, José Mourinho ka mbajtur konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes me LASK, që do të zhvillohet të enjtën (nesër) në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Mourinho në këtë konferencë ka folur për gjendjen e skuadrës para ndeshjes së nesërme dhe për derbin me rivalët lokal, Arsenal, që do të zhvillohet në fundjavë.

Ai ka konfirmuar se Harry Kane ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes për ndeshjen me LASK, lëndim i cili nuk e ka lejuar të përfundojë stërvitjen.

“Lamela është lënduar dhe do të mungojë për tre javë, po ashtu Kane, Carlos Vinicius dhe Sergio Reguilon janë lënduar. Harry, Vinicius dhe Reguilon kanë mundësi të paraqitën në fundjavë”, deklaroi Mourinho.

I pyetur se sa janë gjasat që Kane të luajë në derbi ndaj Arsenalit, ai është përgjigjur duke thënë se nuk do të tregojë natyrën e lëndimit.

“Unë nuk do të ju tregojë natyrën e lëndimit të tij. Mendoj se ai ka shansa që të luajë kundër Arsenalit. Mendoj se ai do të luajë, kjo është ndjenja ime”, përfundoi numri një i “gjelave”.

Kane në këtë sezon është në top formë, duke shënuar shtatë gola në dhjetë paraqitje në Premier Ligë, duke thënë fjalën e tij në ecurinë e Tottenham, pasi ata renditen në pozitën e parë me 21 pikë.

Kapiteni i Tottenham dhe Kombëtares së Anglisë ka një bilancë të jashtëzakonshëm ndaj rivalëve të përbetuar, pasi në 11 derbi që ka zhvilluar ka shënuar dhjetë gola.

Për këtë arsye është tejet e rëndësishme që ai të jetë i gatshëm për Jose Mourinhon dhe Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat