Dermaku lë pas dëmtimin dhe i bashkohet Lecces

Futboll

Dermaku lë pas dëmtimin dhe i bashkohet Lecces

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 16:47
Dermaku lë pas dëmtimin dhe i bashkohet Lecces

Kastriot Dermaku ka kaluar dëmtimin e pësuar rreth një muaj më parë dhe tani është gati për të zbritur në fushën e lojës.

Mbrojtësi kuqezi bëri një start fantastik të aventurës me Leccen.

Në debutim, mbrojtësi bëri një gol prej "bomberi" duke i hapur rrugë barazimit 2-2 ndaj Kremonezes rreth një muaj më parë.

Më 25 tetor, Dermaku pësoi një dëmtim muskulor dhe kjo e detyroi atë të qëndronte jashtë fushave të blerta.

Në këtë situatë, mbrojtësi e kishte të pamundur të grumbullohej me Shqipërinë për ndeshjet e nëntorit, duke i ndjekur ato nga TV.

Megjithatë tashmë gjithçka ka kaluar dhe Dermaku ka nisur stërvitjen normalisht, duke e lënë dëmtimin pas krahëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat