Refuzoi urdhrat e trajnerit

Futboll

Refuzoi urdhrat e trajnerit

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 17:00
Refuzoi urdhrat e trajnerit

Papu Gomez në dy sezonet e fundit ka qenë futbollisti kryesor i Atalantës, duke u pasur sukses të madh në Ligën e Kampionëve dhe në kampionatin italian, Serie A. Megjithatë, Gomez dhe trajneri Gian Piero Gasperini kanë prishur marrëdhëniet, sipas medieve italiane.

Mediet italiane janë duke raportuar se Gomez gjatë një ndeshje të Ligës së Kampionëve ka injoruar urdhërat e Gasperinit dhe pasi u zëvendësua në pjesën e dytë, ai nuk është riktheyer në zhveshtore por është larguar nga stadium.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga klubi italian apo nga protagonistët por duket se “muaji i mjaltit” për bergamasit është në përfundim e sipër.

Ylli 32 vjeçar këtë sezon në Serie A është paraqitur në nëntë ndeshje, duke shënuar katër gola dhe dhuruar dy asisitime. Ndërsa, në Ligën e Kampionëve ka zhvilluar pesë ndeshje duke shënuar një gol dhe dhuruar dy asistime.

Atalanta nuk e ka nisur mirë sezonin në Serie A, pasi nga nëntë xhiro sa janë zhvilluar ka grumbulluar 15 pikë duke u renditur në pozitën e tetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat