Trajneri i Bayernit është i kënaqur me pikën në Madrid

Futboll

Trajneri i Bayernit është i kënaqur me pikën në Madrid

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:03
Trajneri i Bayernit është i kënaqur me pikën në Madrid

Trajneri i Bayernit, Hansi Flik, ishte i kënaqur me pikën e marrë ndaj Atleticos së Madridit. 55-vjeçari tha pas sfidës se skuadra edhe pse nuk shkëlqeu, tregoi karakter duke besuar deri në fund. “Lamë në shtëpi disa nga titullarët tanë. Në fushën e lojës pashë djem të cilët treguan një shpirt të lartë gare.

Atletico është një nga skuadrat më në formë për momentin dhe këtë e tregoi dhe gjatë 90 minuatve duke na dominuar.

Por në fund Myler arriti të shënonte dhe kështu që morëm një pikë të vlefshme. I pyetur se kush ishte lojtari më i mirë për skuadrën e tij, Flik nuk kërkoi të tregonte emra të veçantë dhe pse mbeti shumë i kënaqur me Musialën ashtu si dhe Leroi Sane. “Musiala është ende shumë i ri por sot (dje) tregoi se mund të luaj në nivele të larta siç janë ndeshjet e Champions-it. Ai ka ende shumë gjëra për të mësuar dhe fatmirësisht luan për një nga skuadrat më të mira në Botë.

Sane? Leroi dha shenja pozitive dhe nëse vazhdon kështu do të jetë në rrugën e duhur për t’u bërë i rëndësishëm për skuadrën tonë. Ai ka kaluar një moment jo të mirë për shkak të dëmtimit në ndeshjen ndaj Frankfurtit.

Por ka punuar shumë dhe së shpejti mund t’i besojmë më shumë”, tha Flik që nuk ngurroi të fliste dhe për ndeshjen në fundjavë ndaj Lajpcigut. “Nuk ka kohë për t’u shplodhur dhe nga nesër (sot)mendja jonë do të jetë te Lajpcig.

Na pret një sfidë e vështirë ndaj skuadrës që renditet e dyta në kampionat. Shpresoj që djemtë të cilët nuk luajtën në Madrid të kenë karikuar bateritë dhe të jenë gati për fundjavën. Kampionati është ende i gjatë”, tha trajneri i kampionëve të Europës, Hansi Flik pas barazimit 1-1 ndaj Atletikos së Madridit, ndeshje e luajtur të martën në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat