Naim Dedinca - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Naim Dedinca - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:30
Naim Dedinca - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Vitet e ekzistencës, të jesh apo të mos jesh, padyshim se ishin vitet e 90-ta (1991-1999), ku populli shqiptarë i Kosovës u përballë me agresorin serb!

Sportistët në telashe të mëdha, pa stadiume dhe palestra sportive, të cilat u uzurpuan nga pushtuesi serb, megjithatë gjetën forcë dhe u mobilizuan duke i zhvilluar garat në livadhe, fusha dhe salla të improvizuara!
Naim Dedinca i takon Gjeneratës së Republikës.

Ai së bashku me mijëra sportistë sakrifikuan për sportin, shtetin e Kosovës, duke i rezistuar fuqishëm regjimit kriminal serb.

Image

 Ai ka qenë ndër futbollistët më të dalluar në vitet e 90-ta.

Dedinca nuk ndal asnjëherë përkundër kërcënimeve nga milicia serbe, por me gjakftohtësinë dhe guximin e tij, veproi si trim i vërtetë, duke i zhvilluar garat e Republikës së Kosovës.

Dedinca është krenar që ka qenë në vijën e parë të frontit sportivë, duke dhënë kontributin e tij me mijëra sportistë të tjerë, për të mbajtur gjallën sportin në përgjithësi në kushte dhe rrethana të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat