Italia pezullon kampionatin e të rinjve

Futboll

Italia pezullon kampionatin e të rinjve

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:48
Italia pezullon kampionatin e të rinjve

Në një mbledhje të bërë së fundmi, është vendosur të vazhdohet pezullimi i kampionatit italian të të rinjve, që quhet Primavera.

Duke mos pasur mundësinë të plotësojnë të gjitha kushtet për t’u mbrojtur nga Koronavirusi, është vendosur që kampionati për të rinjtë të pezullohet deri më 10 janar të vitit të ardhshëm.

Kampionati është ndalur që nga fillimi i nëntorit dhe ishte planifikuar të rifillonte ditën e nesërme, pro kjo nuk do të ndodhë.

Nuk janë krijuar ende kushtet për të mbrojtur lojtarët dhe për këtë arsye kampionati nuk rifillon të paktën deri më 10 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat