Lëndohet Haaland, në dyshim për Lazion

Futboll

Lëndohet Haaland, në dyshim për Lazion

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 19:20
Haaland

“Sky Sport Italia” pretendon se ekziston rreziku real që Borussia Dortmundi të mos jetë në gjendje të fillojë sonte me Erling Braut Haaland kundër Lazios.

Përballja e Ligës së Kampionëve fillon në stadiumin “Siguna Park” në ora 21.00.

Sipas “Sky Sport Italia”, Haaland pësoi një goditje në ijë gjatë stërvitjes dje dhe është në dyshim serioz për të startuar këtë mbrëmje.

Do të ishte një humbje e madhe për Dortmundin dhe një nxitje e madhe për Lazion, të cilët po shkojnë ballë për ballë me gjermanët për vendin e parë në grupin e tyre.

Haaland është vetëm 20 vjeç, por tashmë një super yll evropian me 17 gola në 14 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Kjo përfshin gjashtë në vetëm katër ndeshje të Ligës së Kampionëve, një gol çdo 58 minuta në këtë garë.

Nëse Haaland nuk ia del, atëherë opsionet janë relativisht të kufizuara për Dortmundin, i cili mund të përdorë Marco Reus si një “False 9” ose t'i japë 16-vjeçarit Youssoufa Moukoko mundësinë jetike..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat