PSG shokon Manchester Utd! Barcelona dhe Juve bindshëm, Giroud shënon 4 gola

Futboll

PSG shokon Manchester Utd! Barcelona dhe Juve bindshëm, Giroud shënon 4 gola

Nga: Kemajl Goca Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 21:25
Pamje nga ndeshja Manchester Utd - PSG

(E plotësuar) –  PSG ka fituar sfidën e madhe në “Old Trafford” me rezultat 3:1 kundër Manchester Utd.  
Në minutën e 6-të,  Neymar nga afërsia godet fuqishëm dhe kalon në epërsi (0:1) PSG-në. Në minutën e 32-të, Markus Rashford barazon shifrat, 1:1. 

Në pjesën e dytë, në minutën e 69-të, PSG avancon me 1:2 falë golit të Marquinhos, i cili nga afërsia shënon pa telashe. Manchester Utd me një lojtar me pak nga minuta e 70-të, Fred përjashtohet nga loja pas dy kartonëve të verdhë. Në minutën e 90+1, Neymar shënoi golin e dytë të tij dhe të fitores 1:3.

Humbje e madhe për Manchester Utd, që u shokua si vendas nga parisienët. 

Image

Manchester Utd - PSG

Manchester Utd kryeson me 9 pikë pas pesë xhirove në grupin H të Champions League, pasojnë PSG me 9, Leipzig 9 dhe Basaksehir me 3 pikë. 

Barcelona edhe pa Lionel Messin, pa ndonjë telashe importoi tre pikë nga Budapesti, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 Ferencvarosit. 

Image

Barcelona

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, është   paraqitur titullar deri në minutën e 71-të për Ferencvarosin por të pa forcë ndaj Barcelonës.

Në minutën e 14-të, Barcelona avancon duke iu falënderuar golit të Antoine Griezmannit. Martin Braithwaite në minutën e 21-të, realizon nga afërsia pas një reagimit të dobët të mbrojtjes.  Në minutën e 27-të, Ousmane Dembele shënon nga penalltia për 0:3.  

Chelsea si mysafirë ngadhënjen me rezultat 4:0 ndaj Sevillës. Olivier Giroud është lojtari i mbrëmjes në Champions. Ai ka shënuar katër gola, në minutën e 8-të, 53-të, 74’, 83’- nga penalltia. 

Image

Sevilla-Chelsea

Juventusi pa telashe e mposhti me 3:0 Dynamon nga Kievi. Në minutën e 21-të, Federico Chiesa shënon me kokë për Juven. Ronaldo në minutën e 57-të dhe Morata në atë të 66-tën thellojnë fitoren në 0:3.

Image

Juventusi

Dortmundi si vendas barazon 1:1 me Lazion. Në minutën e 44-të, Raphael Guerreiro shënon pas një veprimit të shpejt dhe avancon me 1:0 Dortmundi. Në minutën e 67-të, Ciro Immobile nga penalltia u tregua i saktë dhe barazon rezultatin 1:1.

Image

Dortmund-Lazio

Grupi E 
Sevilla-Chelsea 0:4 (0:1)
Krasnodar-Rennes 1:0 (0:0)

Tabela
1. Chelsea    5    4    1    0    13:1    13
2. Sevilla    5    3    1    1    6:7    10
3. Krasnodar    5    1    1    3    5:10    4
4. Rennes    5    0    1    4    2:8    1

Grupi F
Club Brugge-Zeniti 3:0 (1:0)
Dortmund-Lazio 1:1 (1:0)

Tabela
1. Dortmund    5    3    1    1    10:4    10
2. Lazio    5    2    3    0    9:5    9
3. Club Brugge KV    5    2    1    2    6:8    7
4. Zenit    5    0    1    4    3:11    1

Grupi G 
Ferencvaros-Barcelona 0:3 (0:3)
Juventus-Dynamo (K) 3:0 (1:0)

Tabela
1. Barcelona    5    5    0    0    16:2    15
2. Juventus    5    4    0    1    11:4    12
3. Dyn. Kyiv    5    0    1    4    3:13    1
4. Ferencvaros    5    0    1    4    5:16    1

Grupi H
Basaksehir-Leipzig 3:4 (1:2)
Manchester Utd-PSG 1:3 (1:1)

Tabela
1. Manchester Utd    5    3    0    2    13:7    9
2. PSG    5    3    0    2    8:5    9
3. RB Leipzig    5    3    0    2    8:10    9
4. Basaksehir    5    1    0    4    6:13    3

83' Giroud realizon golin e katërt të tij, këtë herë nga penalltia.

74' Giroud shënon het-trik, 0:3 për Chelsean.

69' Manchester Utd në shok, PSG avancon me 1:2 falë golit të Marquinhos, i cili nga afërsia pa telashe shënon. Manchester Utd me një lojtar me pak, Fred përjashtohet nga loja pas kartonëve të verdhë.

Grupi E 
Sevilla-Chelsea 0:4
Krasnodar-Rennes 1:0 (0:0)

Grupi F
Club Brugge-Zeniti 2:0
Dortmund-Lazio 1:1

Grupi G 
Ferencvaros-Barcelona 0:3
Juventus-Dynamo (K) 3:0

Grupi H
Basaksehir-Leipzig 3:4 (1:2)
Manchester Utd-PSG 1:2

67' Ciro Immobile nga penalltia u tregua i saktë dhe barazon rezultatin 1:1 me Dortmundin.
66' Alvaro Morata shënon për Juventusin, 3:0.

65' Sfidë interesante mes Manchester Utd - PSG, 1:1.

57' Cristiano Ronaldo i jep qetësi Juventusit, ai thellon epërsinë në 2:0. 

54' Giroud është në formë të mirë, realizon golin e dytë dhe të epërsisë (0:2) të Chelseat.

52' PSG lufton me të gjitha forcat për të rrëmbyer një trepikësh në Old Trafford.

49' Pjesët e dyta pritet të janë me rivalitet në disa takime.

Përfundojnë pjesët e para.

44' Dortmundi avancon në fund të pjesës së parë. Raphael Guerreiro shënon pas një veprimit të shpejt.

43' Vetëm në ndeshjen Dortmundi  dhe Lazio nuk ka ka gola.

39' Deri me tash janë shënuar 8 gola nga 6 ndeshjet.

Grupi E 
Sevilla-Chelsea 0:3
Krasnodar-Rennes 1:0 (0:0)

Grupi F
Club Brugge-Zeniti 2:0
Dortmund-Lazio 1:1

Grupi G 
Ferencvaros-Barcelona 0:3
Juventus-Dynamo (K) 3:0

Grupi H
Basaksehir-Leipzig 3:4 (1:2)
Manchester Utd-PSG 1:2

33' Marcus Rashford nga rreth 14-15 metra godet, topit i ndërrohet kahja, Manchester Utd - PSG 1:1.

27' Barcelona thellon epërsinë (0:3), kësaj radhe Ousmane Dembele realizon nga penalltia.  

21' Federico Chiesa shënon për Juven, 1:0 kundër Dynamo Kievit.
21' Barcelona edhe pa Messin po e shemb ekipin hungarez, Ferencvaros. Martin Braithwaite realizon nga afërsia pas një reagimit të dobët të mbrojtjes.

Grupi E 
Sevilla-Chelsea 0:1
Krasnodar-Rennes 1:0 (0:0)

Grupi F
Club Brugge-Zeniti 1:0
Dortmund-Lazio 0:0

Grupi G 
Ferencvaros-Barcelona 0:3
Juventus-Dynamo (K) 1:0

Grupi H
Basaksehir-Leipzig 3:4 (1:2)
Manchester Utd-PSG 1:1

14' Barcelona avancon duke iu falënderuar golit të Antoine Griezmannit.

13' Barcelona po paraqitet pa Lionel Messin, kjo është edhe një përparësi për skuadrën hungareze.

8' Sevilla në disavantazh. Olivier Giroud futet në 16-sh, mashtron një lojtar dhe nga afërsia realizon 0:1 për Chelseat.

Grupi E 
Sevilla-Chelsea 0:1
Krasnodar-Rennes 1:0 (0:0)

Grupi F
Club Brugge-Zeniti 1:0
Dortmund-Lazio 0:0

Grupi G 
Ferencvaros-Barcelona 0:3
Juventus-Dynamo (K) 1:0

Grupi H
Basaksehir-Leipzig 3:4 (1:2)
Manchester Utd-PSG 1:1

6' Neymar nga afërsia godet fuqishëm dhe kalon në epërsi (0:1) PSG-në kundër Manchester Utd.

5' PSG-së i duhet gjithsesi fitorja!

2' Sfida e xhiros së parafundi, ku secila sfidë është më emocione.

Fillojnë ndeshjet.

Futbollisti shqiptar, Myrto Uzunu, me Ferencvarosin kërkojnë rezultat pozitiv ndaj Barcelonës.

Manchester Utd përballet me PSG-në, ndërsa Juventusi e pret Dynamo Kievin.

Grupi E 
Sevilla-Chelsea 0:1
Krasnodar-Rennes 1:0 (0:0)

Grupi F
Club Brugge-Zeniti 0:0
Dortmund-Lazio 0:0

Grupi G 
Ferencvaros-Barcelona 0:0
Juventus-Dynamo (K) 0:0

Grupi H
Basaksehir-Leipzig 3:4 (1:2)
Manchester Utd-PSG 0:1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat