Man Utd 1:3 PSG, notat e lojtarëve

Futboll

Man Utd 1:3 PSG, notat e lojtarëve

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 23:50
Foto

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat 3-1 në udhëtim te Manchester Unitedi në ndeshjen e pestë të vlefshme për Grupin H në Ligën e Kampionëve.

Ekipi i Thomas Tuchel ka fituar përballjen e çmendur ndaj rivalëve të Unitedit, duke bërë edhe më interesant përfundimin e grupit, pasi gjithçka do të vendohet në ndeshjen e fundit, atë të gjashtë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Marcus Rashford (32’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Neymar (6’, 90+) dhe Marquinhos (69’).

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht ylli brazilian, Neymar, i cili pas dy golave vendimtare u notua me 9.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për të inkuadruarin e vonshëm të Unitedit, Odion Ighalo që u vlerësua me notë 5.8.

MAN UTD

Image

PSG 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat