750 gola në karrierë për Ronaldon

Futboll

750 gola në karrierë për Ronaldon

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 08:02
Ronaldo

Cristiano Ronaldo pati një tjetër natë të madhe në Ligën e Kampionëve.

Ylli portugez vuri veten në listën e golashënuesve në fitoren 3:0 të Juventusit në shtëpi ndaj Dynamo Kyiv.

Për Ronaldon, ky ishte goli i 750 në karrierë, në të gjitha garat.

450 prej tyre i ka shënuar në fanellën e Real Madrid, 118 në fanellën e Manchester United, 102 te Kombëtarja e Portugalisë, 75 te Juventus dhe pesë te Sporting.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat