Juventusi interesohet për mbrojtësin e Barcelonës

Futboll

Juventusi interesohet për mbrojtësin e Barcelonës

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 10:36
Juventusi interesohet për mbrojtësin e Barcelonës

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, është subjekt interesimi i skuadrës së Juventusit.

Mundo Deportivo raporton se Juventus janë të interesuar për mbrojtësin francez të Barcelonës.

Kampionët e Serie A po e shohin 27 vjeçarin si një opsion të mundshëm zëvendësimi për Giorgio Chiellinin, që është pranë përfundimit të karrierës.

Juventus gjithashtu janë vënë pas Sokratis Papastathopoulos, Nikola Milenkovic dhe David Alaba, nëse dështojnë të transferojnë Umtitin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat