Ismailgeci: Derbi nuk ka nevojë për motivim

Futboll

Ismailgeci: Derbi nuk ka nevojë për motivim

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 11:50
Ismailgeci: Derbi nuk ka nevojë për motivim

Mbrojtësi i majtë Marsel Ismailgeci ishte në krah të trajnerit Nevil Dede në konferencën për shtyp në prag të derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Futbollisti bardheblu theksoi se në derbi nuk ka nevojë për motivim dhe se pret që skuadra të reagojë e të marrë maksimumin.

Si është situate e Tiranës në prag të derbit?
Derbi është një ndeshje shumë e fortë, mes 2 ekipeve më të mira në Shqipëri. Jemi të motivuar, ndaj besoj do se të futemi në fushë për të dhënë maksimumin dhe për të dalë me maksimumin.

Si e keni përgatitur këtë sfidë?
Derbi nuk besoj se ka nevojë për orientim apo ndonjë gjë specifike, sepse të gjithë e dinë çfarë është derbi në Shqipëri dhe jemi të motivuar vetë si lojtarë.

A keni emocione para një ndeshjeje të tillë?
Nuk besoj se do të kem emocione, i kam hequr emocionet tani.

E shihni derbin si një mundësi e mirë reflektimi në fushë, pas disa rezultateve jo pozitive?
Gjithmonë ne në fushë futemi për të dhënë maksimumin dhe për të marrë maksimumin. I kemi një borxh tifozëve, nga këto ndeshjet që s’kemi bërë të mira, besoj se do të dalim mirë.

Jeni gati ta fitoni duelin me Malën?
Kam respekt për Esatin, e kam pasur te U-21 i Kombëtares, tani të shikojmë në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat