Napoli-Gattuso arrihet akordi

Futboll

Napoli-Gattuso arrihet akordi

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 12:53
Napoli-Gattuso arrihet akordi

Për Rino Gattuso ka ardhur momenti të firmos kontratën e re me Napoli. Stafi i presidentit Aurelio De Laurentiis ka përpiluar kontratën finale e cila i është dërguar edhe Jorge Mendes, agjenti i Gattuso.

Me heqjen e klauzolës së largimit nuk ka më asnjë pengesë, Gattuso do firmos kontratën e re e cila e mban të lidhur deri në 2023.

Nga 1,4 milion euro që përfiton aktualisht, Gattuso do të përfitoj 2,3 milion euro, një shumë e cila do të vij në rritje deri në 2023 ku do të përfitoj 2,5 milion euro. Sigurisht që do të ketë edhe bonuse të ndryshme në varësi të objektivave.

De Laurentiis është shumë i kënaqur me punën e Gattuos i cili që në sezonin e tij të parë arriti të sjellë një trofe në Napoli, Kupën e Italisë, ndërsa arriti të bashkoj një grup që doli i copëtuar me Ancelottin në stol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat