Femra që bëri historinë në Juventus - Dinamo

Futboll

Femra që bëri historinë në Juventus - Dinamo

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 12:56
Femra që bëri historinë në Juventus - Dinamo

Ajo që Juventusi luajti kundër Dinamo Kiev, të mërkurën në mbrëmje, ishte një ndeshje me të vërtetë historike.

Për herë të parë, në fakt, drejtimi i një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve iu besua një arbitreje femër: Stephanie Frappart. Francezja jo vetëm që gjykoi në mënyrë perfekte, por u konfirmua me ngritjen më të madhe në sojin e vet.

E saj ka qenë një karrierë e jashtëzakonshme, që e ka çuar atë të vendosë shumë rekorde. Stephanie Frappart u bë femra e parë që drejtoi një ndeshje të Ligue 2 më 2014, bëri debutimin e saj në Ligue 1 më 2019 (arbitrja ei parë që e bëri këtë).

Dhe nga atje, hapi i madh në debutimin e saj europian ishte i shkurtër. Në verën e vitit 2019, asaj në fakt iu besua ndeshja e Superkupës Europiane, Liverpool-Chelsea, dhe më 22 tetor debutoi gjithashtu në “Europa League”.

Edhe Leonardo Bonucci, i cili mbante shiritin e kapitenit bardhezi kundër Dinamo Kiev, pas vërshëllimës së fundit të trefishtë të francezes, dëshiroi të kujtojë rëndësinë e debutimit të Frappart në Champions me një “Tweet”: “Fakte janë ndryshimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat