Ish-miku i Maradonës zbulon prapaskenat tronditëse

Futboll

Ish-miku i Maradonës zbulon prapaskenat tronditëse

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 13:41
Ish-miku i Maradonës zbulon prapaskenat tronditëse

Diego Armando Maradona u nda nga jeta më 25 nëntor pas një ataku kardiak të shkaktuar nga goditja në tru para disa javësh. 

Për varësinë nga kokaina flet edhe një ish-mik i “El Pibe de Oro”, Karlos Fren ku së bashku kanë luajtur tek klubi i futbollit Argjentinos. Ai tregon se Maradona ka nuisur përdorimin e lëndës narkoitike më shpejt nga sa opinioni publik është në dijeni:

“Unë jam i zemëruar kur shoh dhe dëgjoj shumë që thonë se e kanë njohur, nëse e kanë parë vetëm disa herë ose kanë krijuar një raport me të. Ata më bëjnë të qesh kur thonë, për shembull, se ai filloi të përdorë kokainë në Spanjë. Fatkeqësisht ka ndodhur më parë, në kohën kur luajti për Boka Zhuniors në vitin 1981.

Atje ai hyri në atë botë të ndyrë që i trazoi aq shumë jetën. Tek klubi i Argjentinos ai ishte fëmijë i mrekullueshëm, nuk kishte asnjë lidhje me atë që u bë më vonë, i përulur, i thjeshtë, i kushtoi vëmendje këshillave nga më të mëdhenjtë.

Pastaj jeta ndryshon, kur shfaqet fama, fakti që nuk mund të dalësh askund, me 200 njerëz mbi kokë çdo ditë. Duhet ta kalosh, megjithëse është shumë e vështirë.

Fama e tij shpërtheu më shpejt se çdo tjetër në planet dhe pas disa javësh ai nuk mund të ishte më i qetë.”, përfundon Fren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat