Llapi lufton deri në fund, Drita fiton

Futboll

Llapi lufton deri në fund, Drita fiton

Nga: K.Goca Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 14:53
Ardian Limani

Skuadra e Llapit nga Podujeva nuk ka arritur të paktën një pikë nga stadiumi në Gjilan në përballje me kampionin në fuqi, Dritën. 

FC Drita triumfon me rezultat 1:0 ndaj Llapit në ndeshjen e mbetur të javës së parë të elitës së futbollit të Kosovës.

Llapjanët luftuan deri në fund por të pafat që të kthehen me pikë, ndërsa Drita shënoi golin e fitores në pjesën e parë të takimit. 

Futbollisti Ardian Limani nga afërsia plasoi topin në rrjetë, pasi që goditjen nga distanca e ndali portieri i Llapit, Shala pikërisht në minutën e 17-të.

Në minutën e 70-të, Rexhepi gabon në dalje, Idrizi nuk arrin ta plasoj topin në portën e zbrazur. Në fund të takimit, Drita me fat, Bujar Idrizi harkon por për fat të vendasve topin nuk e preku askush nga lojtarët mysafirë dhe rasti shkoi huq.

Drita arkëton pikë të plota dhe përforcon hapin për kreun e tabelës. Drita është në vend të dytë me 33 pikë pas 15 jave dhe Llapi në atë të nëntën me vetëm 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat