Befasi në renditjen e UEFA-s për klube

Futboll

Befasi në renditjen e UEFA-s për klube

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 15:00
Befasi në renditjen e UEFA-s për klube

Juventus parakalon Real Madridin në renditjen e UEFA-s, falë fitores 3-0 ndaj Dinamo Kievit në sfidën e 5-të të grupeve të Champions-it, bardhezinjtë janë në vendin e tretë në renditjen e klubeve të UEFA-s, duke parakaluar klubin madrilen të cilët u mundën 2-0 në transfertën e Ukrainës ndaj Shaktarit.

Dy pozicionet e para mbeten të pandryshuara, me Bajern Mynihun të parët dhe Barcelona pas tij.

Gjithashtu në TOP 10 është avancimi më tej i PSG-së, aktualisht në vendin e shtatë ku lë pas Mançester Junajtid të 8-ët në renditje, pikërisht “djajtë e kuq” u mundën nga francezët në “Old Trafford”.

Për sa i përket italianeve, Roma dhe Napoli rezultojnë në TOP 20 të klasifikimit të UEFA-s, respektivisht të 18-ët dhe 20-ët.

Interi klasifikohet në vendin e 25.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat