Haaland: Lajm i mirë, do të rikthehem së shpejti

Futboll

Haaland: Lajm i mirë, do të rikthehem së shpejti

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 16:10
Erling Haaland

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland ka reaguar pas lëndimit të pësuar ndaj Lazios.

Dje norvegjezi pësoi lëndim në barazimin ndaj klubit italian, ndeshje në të cilën gjiganti gjerman sigurojë kualifikimin tutje.

Haaland ka reaguar në Twitter duke theksuar se do rikthehet së shpejti.

 

“Lajm i mirë. Bisedova me doktorin. Rikthehem së shpejti”, shkroi ai.

Ylli sulmues pritet të rikthehet në janarin e vitit 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat