'Dënohen' gjyqtarët e Superligës, dërgohen në Ligën e Parë të Kosovës

Futboll

'Dënohen' gjyqtarët e Superligës, dërgohen në Ligën e Parë të Kosovës

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 16:42
'Dënohen' gjyqtarët e Superligës, dërgohen në Ligën e Parë

Komisioni për Delegimin e Gjyqtarëve në futbollin kosovar ka bërë delegimin e arbitrave për javën e 14-të në Ligën e Parë dhe ajo që bie në sy është se shumica e gjyqtarëve e Superligës janë dërguar në Ligën e Parë.

Tre gjyqtarët me stemë të FIFA-së, Genc Nuza, Besfort Kasumi e Visar Kastrati këtë javë do të referojnë në Ligën e Parë, çka mund të cilësohet një dënim për ta.

Se cila është arsyeja e këtij delegimi nuk dihet, sidomos për faktin se këtë javë nuk ka pasur ankesa në këta gjyqtarë.

Java e radhës qoftë në Superligë qoftë në Ligën e Parë të Kosovës, priten me padurim nga dashamirët e kësaj loje më të popullarizuar në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat