Zidane në presion

Futboll

Zidane në presion

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 16:44
Zidane në presion

Shkarkimi i Zinedine Zidane do të ishte vendim i “nxituar” nga ana e Real Madridit, sipas Hugo Sanchez.

Ai ka këshilluar Los Blancos që t’i besojnë ende Zidanit pavarësisht formës së dobët si në La Liga, ashtu edhe në Champions League.

Hugo e ka veshur fanellën e Realit në 283 ndeshje, ka shënuar 208 gola.

“Jo, nuk mendoj ende, do të ishte e nxituar tani”, tha Sanchez për ESPN kur u pyet për shkarkimin e mundshëm të Zizu.

“Duhet të prisni pasi ka mbetur edhe një ndeshje në fazën e grupeve, gjë që është e komplikuar të mendosh për diçka tjetër tani”.

“Do të ketë presion, nervozizëm dhe të gjithë do të presin rezultatin me Borussia Monchengladbachun”.

“Ka pasur kritika serioze për Zidanin. Ai po duron, por e kam vërejtur nervozizmin te ai sepse lojtarët e tij nuk po e arrijnë pritshmërinë që të gjithë e kanë te ju kur jeni futbollistë të Realit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat