Të dielën derbi i madh, Drita – Ballkani! Limani: Shpresoj që të dielën të bëhemi lider

Futboll

Të dielën derbi i madh, Drita – Ballkani! Limani: Shpresoj që të dielën të bëhemi lider

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 17:01
Ardian Limani dhe Bujar Shabani

Të dielën e fundjavës do të zhvillohet derbi i madh në Kampionatin e Kosovës në futboll, mes kampionit në fuqi të Kosovës, Dritës nga Gjilani dhe liderit të tabelës, Ballkani nga Theranda. 

Ndeshje që zgjon kërshërinë e dashamirëve të lojës më të popullarizuar në botë, që mezi presin ta kuptojnë edhe rezultatin përfundimtar të kësaj sfide. 

Mëkat që derbi i madh në Gjilan do të luhet pa shikues për shkak të pandemisë!

Image

Drita sot ka arritur fitore të madhe me rezultat 1:0 kundër Llapit nga Podujeva, në ndeshjen e mbetur të javës së parë, kësisoj i afrohet për dy pikë liderit. 

Drita është në vend të dytë me 33 pikë, ndërsa Ballkani kryeson me 35 sosh. 
Të dielën në orën 13.30 do të luftohet për vend të parë. 

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani, është krenar për golin e fitores që realizoi sot kundër llapjanëve dhe mezi e pret derbin e të dielës.    
 
“Bota sot”: A mendoni se kjo fitore Dritës ia hap rrugën për titull vjeshtor?
Ardian Limani:
Kjo fitore na mban afër Ballkanit dhe motivi është shumë më i madh pas kësaj fitore.

“Bota sot”: A është vendimtare sfida e fundjavës në luftë për titullin e vjeshtës, kundër Ballkanit dhe ku e sheh forcën e skuadrës tuaj?

Ardian Limani: Nuk mendoj që është vendimtare ndeshja e së dielës, mirëpo do të ketë rëndësi shumë të madhe sepse është përballje direkte mes dy skuadrave që luftojnë për titull. Ne kemi përvojë nga këto ndeshje dhe shpresoj që të dielën të bëhemi lider!

“Bota sot”: Kujt ia dedikoni golin?
Ardian Limani:
Golin ia dedikoj shokut të skuadrës, Ardian Cuculit, i cili u lëndua në derbi dhe është operuar para dy ditësh. Kjo fitore shkon për të dhe shpresojmë që të kthehet shpejt me ne!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat