Nuk ka qetësi për Juven

Futboll

Nuk ka qetësi për Juven

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 17:16
Merih Demiral

Lajme aspak të mira për Juventusin.

Mbrojtësi turk, Merih Demiral, i cili u largua nga fusha e lojës në ndeshjen ndaj Dinamos së Kievit (3-0), do të qëndrojë për disa ditë jashtë fushae të lojës, për shkak të një dëmtimi.

Ditën e sotme, futbollisti turk iu nënshtrua testeve në J Medical, ku u zbulua një dëmtim i muskulit të kofshës së djathtë. Demiral do t’i nënshtrohet përsëri vizitave mjekësore pas 10 ditësh.

Mbrojtësi 22 vjeçar do të humbasë derbin ndaj Torinos, por edhe sfidën me Barcelonën dhe ndeshjen me Genoa. Por edhe ndeshjet pasuese të vitit 2020 janë gjithashtu në rrezik të madh.

Kujtojmë që Demiral kishte munguar në ndeshjet ndaj Ferencvaroshit dhe Beneventos, për shkak të një dëmtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat