Atletico Madridi rikthen interesimin për Milik

Futboll

Atletico Madridi rikthen interesimin për Milik

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:38
Arkadiusz Milik

Atletico Madridi do provojë sërish transferimin e sulmuesit të Napolit, Arkadiusz Milik.

Sipas AS, “Los Rijoblancos” ende kanë interesim, andaj do provojnë ta bindin Napolin gjatë janarit.

Gjiganti spanjoll e sheh polakun mjaftë të rëndësishëm për pjesën e dytë të sezonit, duke marrë parasysh lëndimin e Diego Costas.

Milik gjatë verës ishte shumë afër kalimit të Juventusi dhe Roma, por asnjëra marrëveshje nuk u kompletua, ndërsa është lënë jashtë skuadrës së Gennaro Gattusos.

Milik ka realizuar 48 gola në 122 ndeshje për gjigantin italian që nga gushti i vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat