Ronaldo fenomeni tregon arsyen e veçantë të Maradonës

Futboll

Ronaldo fenomeni tregon arsyen e veçantë të Maradonës

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:51
Ronaldo fenomeni tregon arsyen e veçantë të Maradonës

Diego Armando Maradona ishte në unik në fushën e lojës, por gjithashtu edhe jashtë saj.

Një nga veçoritë e tij ishte mbajtja dy orave, diçka që nuk vërehet shpesh herë tek njerëzit e zakonshëm.

Teksa ky veprim ngelej mister nga personat e interesuar, legjenda braziliane Ronaldo ka vendosur ta ndaj me fansat këtë sekret. Sipas tij arsye kryesore ishte që të dyja orat ia kishte bërë dhuratë vajza e vet dhe nuk mund ta hiqte kurrsesi nga dora.

“E pyeta pse mbante dy ora në të dyja duart, por ma ktheu që ia kishte bërë dhuratë vajza e tij, e nuk mund t’i hiqte asnjëherë.

Ai njeriu ishte shumë i rrallë, do t’i mungojë shumë futbollit” – u shpreh Ronaldo Fenomeni. Është e qartë që Ronaldo dhe Maradona ndanin një miqësi mjaft të bukur, edhe pse kombëtaret ku ata bënin pjesë kishin një rivalitet të zjarrtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat