Të paprekshëm

Futboll

Të paprekshëm

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 19:01
Të paprekshëm

Alvaro Morata dhe Cristiano Ronaldo ishin përsëri golashënuesit për ‘Zonjën e Vjetër’ në Champions.

Ndërsa dhe trajneri Andrea Pirlo, konfirmoi se sulmuesi spanjoll do të luajë kundër Barcelonës, kur të dy gjigantët të luftojnë për vendin e parë në Grupin G.

Duket se Pirlo ka gjetur dyshen perfekte për formacionin e tij, pasi që Ronaldo dhe Morata së bashku kanë marrë pjesë në 25 gola në total këtë sezon.

“Ata janë një garanci”, tha Pirlo.

 “Është për të ardhur keq që Alvaro është pezulluar në Ligë, por ai mund të përgatitet mirë për ndeshjen kundër Barcelonës”, shtoi ai.

“Është gjithmonë një lojë e veçantë. Ishte shumë mirë ta luaja si lojtar dhe do të vazhdojë të jetë si trajner, por së pari kemi një lojë thelbësore në derbi të dielën”.

Ronaldo ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar dy herë, ndërsa spanjolli Morata nëntë gola dhe katër asiste.

Juventus pret Torinon në Allianz Stadium të dielën, për derbin della Mole të parë të sezonit 2020/21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat