Arsenali po konsideron transferimin e John Stones

Futboll

Arsenali po konsideron transferimin e John Stones

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 19:12
John Stones

Arsenali vazhdon të ketë probleme në mbrojtje edhe këtë edicion.

Gjiganti anglez synon që të përforcohet në janar, pasi kanë mbetur larg pritshmërie në Ligën Premier.

Emri i ri në listën e trajnerit Mikel Arteta është ai i mbrojtësit anglez, John Stones.

Mbrojtësi anglez nuk po luan shumë te Manchester City nën urdhrat e Pep Guardiolës dhe ai ka kërkuar larigmin.

Stones dëshiron që të luaj më shumë pasi qëllimi i tij është të rikthehet në Kombëtaren e Anglisë para evropianit të vitit 2021.

Sipas medieve angleze, Arsenali është gati të shpenzojë rreth 25 milionë euro për transferimin e anglezit.

Gjithsesi në garë për të mbetet edhe ish-skuadra e tij Everton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat