Dramë në Austri, Tottenham barazon me LASK Linz

Futboll

Dramë në Austri, Tottenham barazon me LASK Linz

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 21:21
Foto Ilustrim

LASK Linz është treguar një skuadër e fortë për Tottenham Hotspur, pasi që ka arritur që ta merr një barazim në Linz sonte. Ishte një ndeshe me plot kthesa e gola të bukur e ku u shënuan gjashtë gola. Pas një kohe gol ka shënuar edhe Gareth Bale por atë nga penalltia

Tottenham nuk ka arritur që të fitojë sonte në Austri pasi që ka barazuar kundër skuadrës së LASK, e cila ka ende shanse për kualifikim tutje në Europa Ligë, por kjo varet krejtësisht nga ndeshja e saj e fundit.

LASK ishte më e mirë në pjesën e parë, pasi që arriti që të shënoi e para në minutën e 42-të me anë të Michorl.

Por, kur u mendua se pjesa e parë do të përfundoi me këtë rezultat për Tottenhamin u akordua penallti që në gol e shndërroi Gareth Bale.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe katër gola.

Min-Son do të shënonte gol në minutën e 56-të për ta kaluar për herë të parë në epërsi Tottenhamin.

Ndeshja u dramatizua edhe më shumë në minutat e fundit të ndeshjes.

Në minutën e 84-të ishte Eggestein që barazoi rezultatin.

Për Tottenham do të akordohej edhe një penallti tjetër që në gol do ta shndërronte Delle Alli në minutën e 87-të.

Edhe pse u mendua që Tottenham do të fitojë këtë ndeshje, ashtu nuk mendoi LASK ku një gol të bukur e shënoi Karamoko.

Ky barazim e lënë në vendin e dytë Tottenhamin të vendit te Grupit J derisa në vendin e parë është skuadra Royal Atëerp që ka 12 pikë.

Në ndeshjet e fundit të grupit, LASK shkon në Bullgari ku do të luajë kundër Ludogorets Razgrad kurse Tottenham pret në Londër Royal Antwerpin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat