Roma fiton ndaj skuadrës zvicerane 

Futboll

Roma fiton ndaj skuadrës zvicerane 

Nga: K.Goca Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 22:49
Roma fiton ndaj skuadrës zvicerane 

Roma triumfon me rezultat 3:1 kundër Young Boys-it, në takimin që u luajt në stadiumin “Olimpico” në Romë.

Skuadra zvicerane avancoi me golin e Nsames në minutën e 34-të. Një minutë pa përfunduar pjesa e parë Mayoral barazon rezultatin.

Në minutën e Calafiori nga rreth 25 metra dërgon një projektil duke u futur topi në këndin e epërm të majtë dhe 2:1 për Romën.

Në minutën e 81-të,  Dzeko thellon fitoren në 3:1, ndërsa dy minuta më vonë Young Bpys mbetet me një lojtar me pak, Camara përjashtohet nga loja me karton të kuq. 

Pas xhiros së pestë në grupin A. Roma udhëheq renditjen me 13 pikë duke e lënë pas Young Boys-in nga Bernë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat