Fantazmë në Kroaci dhe te Kukësi, sulmuesi që shpërtheu në Kosovë

Futboll

Fantazmë në Kroaci dhe te Kukësi, sulmuesi që shpërtheu në Kosovë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 23:05
Fantazmë në Kroaci dhe te Kukësi, sulmuesi që shpërtheu në Kosovë

Futbollisti Mirlind Daku po kalon periudhën më të mirë në karrierën e tij.

Sulmuesi shqiptar ka shpërther me gola si anjëherë më parë, duke regjistruar shifra të frikshme. Plot 20 gola mbajnë firmën e tij në 11 ndeshje që lojtari i Ballkanit ka zhvilluar në kampionat.

Por e shkuara nuk është aq e bukur për Dakun.

Futbollisti 22-vjeçar ishte pjesë e Osijekut të Kroacisë ku nuk arriti dot të tregonte vlerat, ndërsa në fillim të sezonit të shkuar u huazua te Kukësi. Megjithatë në të dyja ekipet do të ishte një “fantazmë“, pasi nuk arriti të linte gjurmë gjatë qendrimit të tij.

E shkuara duhet harruar dhe këtë e di mirë Daku, i cili ka shpërndarë një “story“ në “Instagram“, ku shkruan se një e ardhme e ndritur vjen gjithmonë nëse harrohen dështimet e së shkuarës.

“E ardhmja më e ndritur gjithmonë do të bazohet në një të shkuar të harruar. Nuk mund të ecësh mirë në jetë derisa i lë të shkojnë dështimet dhe dhimbjet e zemrës së të shkuarës”, shkruan Mirlind Daku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat