Po shkëlqen me Salzburgun, gjashtë skuadra italiane pas Mërgim Berishës

Futboll

Po shkëlqen me Salzburgun, gjashtë skuadra italiane pas Mërgim Berishës

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 23:32
Mërgim Berisha

Mërgim Berisha është njëri nga sulmuesit e ri më në formë në Evropë.

Sulmuesi kosovar me pasaportë gjermane është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion me RB Salzburgun, në kampionatin austriak dhe në Ligën e Kampionëve.

22-vjeçari ka shënuar nëntë gola në 15 ndeshje, pesë në kampionatin austriak e katër të tjerë në grupet e Ligës së Kampionëve.

Përveç golave të shënuar, Berisha ka dhënë kontribut edhe me dy asistime tjera në garën më të madhe evropiane për klube.

E falë formës së tij të shkëlqyer, suharekasi është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar në Serie A.

Sipas asaj që ka raportuar Transfermarketweb, gjashtë është numri i skuadrave italiane që janë vënë pas sulmuesit kosovar.

Benevento, Bologna, Crotone, Parma, Sassuolo dhe Torino janë interesuar deri më tani te Salzburg për lojtarin.

Vlera aktuale e Berishës është rreth 10 milionë euro dhe për këtë ekipet italiane po interesohen për transferimin e tij në janar, pasi kjo vlerë mund të rritet deri në verë.

Në rast se Berisha vazhdon me këtë formë, në Itali raportojnë se vlera e tij mund të dyfishohet deri në afatin kalimtar të verës së vitit 2021.

Gjithsesi falë formës së mirë që po kalon ai, interesim kanë shprehur edhe disa skuadra gjermane, në mesin e tyre edhe Sttutgart, Hoffenheim e RB Leipzig. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat