Bielsa flet për Lampard, pas skandalit ‘SpyGate’ të vitit të kaluar

Futboll

Bielsa flet për Lampard, pas skandalit ‘SpyGate’ të vitit të kaluar

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 23:49
Frank Lampard dhe Marcelo Bielsa

Trajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa, ka folur për gazetarët në konferencën para lojës ndaj Chelsea që do të luhet të shtunën në kuadër të xhiros së 11-të të Premierligës.

Bielsa u pyet edhe për skandalin e vitit të kaluar ‘SpyGate’, i cili kaploi futbollin anglez, kur u zbulua se argjentinasi kishte dërguar njerëz të përgjonin stërvitjet e Derby County, ku në atë kohë udhëhiqej nga Frank Lampard.

Lajmi kishte bërë bujë, ku Bielsa doli në konferencë për shtyp, kërkoi falje por u arsyetua se këto janë gjëra normale dhe i mahniti gazetarët kur tregoi një analizë tepër të detajuar të profilit të Harry Wilson, i cili ishte lojtari kryesor i Derbyt.

Kur u pyet për marrdhënien e tij me Lampard, ai tha: ‘Nuk është e keqe’.

‘Marrëdhënia ime me të është e ngjajshme si me ato që kam me kolegët e tjerë’, tha 65 vjeçari, transmeton lajmi.net.

‘Ky është një moment që ka kaluar, është rregulluar nga autoritetet përkatëse të cilat gjykojnë këto raste dhe i ndëshkojnë’, tha ai kur u pyet për ‘SpyGate’.

‘Vitin e kaluar ai (Lampard) ka zhvilluar talente në ekipin e tij, ndërsa këtë vit ai ka mbushur hapsirat me lojtarë kualitativ, ka shumë komponentë në ekipin e tij. Ka marrur lojtarë të rinj kualitativ, poashtu ka shtuar edhe eksperiencë në ekip’, përfundoi Marcelo Bielsa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat