Sot zhvillohet vetëm një ndeshje e javës së 16-të në Superligën e Kosovës, Prishtina pret Feronikelin

Futboll

Sot zhvillohet vetëm një ndeshje e javës së 16-të në Superligën e Kosovës, Prishtina pret Feronikelin

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 09:04
Foto Ilustrim

Sot (e premte) fillon java e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll, ndërsa në program është vetëm një ndeshje, ndërsa dy të tjera zhvillohen të shtunën dhe dy të dielën.

Edicioni vjeshtor i futbollit kosovar po shkon drejt fundit, ndërsa secila ndeshja është më interesante se tjetra, për faktin se klubet duan të mbledhin sa më shumë pikë.

Këtë javë zhvillohet xhiro e 16-të, ndërsa gjatë ditës së sotme në program është vetëm një ndeshje.

Image

Prishtina pret në kryeqytet klubin nga Drenasi, Feronikelin, në njërin nga ndeshjet më interesante të javës.

Klubi më i trofeshëm kosovar shpreson ta vazhdojë formën e mirë dhe të marrin fitoren e radhës për të mbetur në hap me Ballkanin dhe Dritën, klube të cilat luajnë mes vete të dielën.

Në anën tjetër, edhe Feronikeli synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë, edhe përkundër formës së luhatshme në ndeshjet e fundit.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 13:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat