​Agim Ademi me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Shefqet Sinanit

Futboll

​Agim Ademi me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Shefqet Sinanit

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 10:51
Shefqet Sinanit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi ka lëshuar një telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Shefqet Sinanit.

Shefqet Sinani ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës në vitet e ’80-ta, i cili si futbollist kishte aftësi të jashtëzakonshme, duke qenë edhe një ndër idhujt e shumtë për tifozët shqiptar në ato vite.

Më poshtë mund ta gjeni telegramin e ngushëllimit nga Agim Ademi.

“E nderuara Familje Sinani,

Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe bashkëpunëtorit e mikut tonë të ngushtë, Shefqet Sinani, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, Komitetit Ekzekutiv, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Shefqet Sinani ishte pjesë e gjeneratës së artë të KF Prishtina, me cilësi të jashtëzakonshme si futbollist dhe një ndër idhujt e mbarë tifozëve shqiptar në vitet e 80-ta.

Shefqeti ishte personalitet me vlera të larta, njeri i sinqertë dhe bujar, por edhe punëtor i madh e fjalë pak. Kontributi i tij në zhvillimin e talenteve të reja ishte i madh ndër vite, si në klubin e tij të zemrës, KF Prishtina, ashtu edhe në projektet e ndryshme të FFK-së.

Ikja e tij nga kjo botë është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për tërë komunitetin e futbollit, andaj në këto momente të vështira jemi pranë jush për të Jua lehtësuar dhimbjen e ndarjes nga jeta të më të dashurit tuaj.

Shefqet Sinani gjithmonë do të kujtohet me pietet dhe do t’i përkulemi karrierës së tij madhështore, e cila pa dyshim do të jetë e shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit të Kosovës.

Lamtumirë miku im!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat