FC Prishtina: Ka ndërruar jetë ylli i gjeneratës së artë, Shefqet Sinani

Futboll

FC Prishtina: Ka ndërruar jetë ylli i gjeneratës së artë, Shefqet Sinani

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 11:47
FC Prishtina: Ka ndërruar jetë ylli i gjeneratës së artë, Shefqet Sinani

Klubi i futbollit Prishtina është i tronditur me vdekjen e ish lojtarit të gjeneratës së artë dhe ish trajnerit.

"Nuk mundemi të gjejmë fjalë për dhembjen që ndjejmë në këto momente!

Shprehim ngushëllime familjes, shoqërisë së shumtë që ka pasur futbollisti dhe trajneri ynë, Shefqet Sinani.

Ngushëllime të gjithë armatës së tifozëve që aq shumë e kanë dashur dhe çmuar!

Njëri ndër futbollistët më jetë gjatë me fanellën bardhekaltër aty edhe ku përfundoi karrierën e lavdishme si futbollist.

Shefqet Sinani është ikonë e futbollit në kryeqytet.
Dritë të pastë shpirti!", shkruan në faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat