Kosovën e la përgjithmonë njeriu që e tronditi Beogradin dhe Serbinë me 16 tetor të vitit 1983!

Futboll

Kosovën e la përgjithmonë njeriu që e tronditi Beogradin dhe Serbinë me 16 tetor të vitit 1983!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 12:11
Në këmbë majtas: Sahit Kelmendi, Jusuf Tortoshi, Fadil Vokrri.  Ulur Shefqet Sinani, Skënder Shengyli dhe Mensur Nexhpi.

Mbrojtës luftarak! Zemra e Prishtinës! Kur Prishtina e kishte në mbrojtje e kishte sigurinë maksimale.

Është Shefqet Sinani, që sot iku përgjithmonë në botën tjetër! Shefqet Sinani ndërron jetë, duke tronditur tërë komunitetin e futbollit dhe Kosovën. 

Bashkëlojtari i Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit, Kujtim Shalës, Mensur Nexhipit, Rafet Prekazit, Sahit Kelmendit, Faruk Domit, Faton Domit, Skënder Shengylit,  Xhevdet Muriqit, Agim Canës, Edmond Rugovës, Jusuf Tortoshit, Neshet Zhavelit Zoran Batroviqit, Favzi Ramës, Ramadan Cimilit, Arbnor Morinës, Fadil Berishës, Ramiz Krasniqit, Afrim Tovërlanit, Shukri Paçaradës, Petre Gruesvkit etj.  

Image

Në këmbë nga e majta: Ramadan Cimili, Kosta Llalliq, Faton Domi, Favzi Rama, Petre Gruesvki, Shefqet Sinani.
Ulur: Edmond Rugova, Fadil Muriqi, Fadil Vokrri, Agim Cana dhe Ramiz Krasniqi.

Viti 1983 pikërisht me 16 tetor në kuadër të javës së 11-të të Ligës së Parë Federative të ish Jugosllavisë, Beogradi thuajse u shemb. Një tronditje e madhe, Prishtina me Shefqet Sinanin triumfojnë në “Marakana” me rezultat 3:1 kundër Cërvena Zvezdës së Beogradit.

Image

Me 16 tetor, 1983, rezultatet e javës së 11-të

Këtë humbje Zvezda e përjetoi rëndë nga shqiptarët! Beogradi dhe Serbia u tronditën dhe pas ndeshjes mbi 200 shqiptarë u arrestuan kinse kanë brohoritur Eho, Eho!  Agim Cana (55’), Zoran Batroviq (68’ e 72’) shënuan golat për Prishtinën, ndërsa Sinani ishte ndër lojtarët më të dalluar në mbrojtje. 

Me 16 tetor, 1983, java e 11-të
Cërvena Zvezda-Prishtina 1:3 (1:0)

Stadiumi Maracana, Beograd.
Shikues: 10.000.
Gjyqtara: Stipe Glavina.
Shënues: Boshko Gjurovski (30’-nga penalltia) – Agim Cana (55’), Zoran Batroviq (68’ e 72’).
Cërvena Zvezda: Ivkoviq, Komadina (Gjuroviq), Jovin, Bankoviq, Elsner, B. Gjurovski, Shestiq, Millojeviq, Nikoliq, Janjanin dhe Mrkella.

Prishtina: Sllobodan Shujica, Skënder Shengyli, Shefqet Sinani, Ramadan Cimili, Petre Gruevski, Favzi Rama, Rifat Mehinoviq, Fadil Muriqi, Fadil Vokrri (Edmond Rugova), Agim Cana dhe Zoran Batroviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat