Morina: Shefqet të kisha si vëlla! Grabovci: Shefqeti shkoj si kampion, sepse ata kurrë nuk vdesin 

Futboll

Morina: Shefqet të kisha si vëlla! Grabovci: Shefqeti shkoj si kampion, sepse ata kurrë nuk vdesin 

Nga: K.G. Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 12:28
Shefqet Sinani dhe Arbnor Morina

Arbnor Morina është i mërzitur deri në pikën e fundit, me ikjen në amshim të bashkëlojtarit të tij, Shefqet Sinani.

“Vëlla, shok, bashkëlojtarë, trajner, udhërrëfyes në jetë të pata dhe do të kem për jetë në zemrën time”, ka shkruar Morina ë profilin e tij në facebook.

Arbër Grabovci, zv. Ministri i MKRS-së, ka shprehur ngushëllime familjes së Sinanit. 

“Me shumë dhimbje dhe pikëllim,  mora lajmin për vdekjen e Shefqet Sinanit.  Shefqeti mbrojtësi i pakalueshëm i gjeneratës së artë, kaloj sot në amshim. 

Do ta kujtoj përherë si futbollist dhe sportist kulminant. Pata fatin ta kem edhe trajner në KF "Besa", kur na mësonte se si duhet te bëhemi kampion. 

Shefqeti shkoj si kampion, sepse ata kurrë nuk vdesin, por vetëm kalojnë në përjetësi. 
Shefqet të qoftë i lehtë dheu i Kosovës. 

I përjetshëm mbetet kujtimi për ty. 
Familjes Sinani , miqve, komunitetit sportiv, ngushëllimet e mija më të sinqerta. Përzemërsisht Zv. Ministri i MKRS”, ka shkruar Arbër Grabovci, ish futbollis!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat