FC Prishtina: Sinani në ndjekje të njërit ndër sulmuesve më të famshëm të Partizanit nga Beogradi

Futboll

FC Prishtina: Sinani në ndjekje të njërit ndër sulmuesve më të famshëm të Partizanit nga Beogradi

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 12:58
FC Prishtina: Sinani në ndjekje të njërit ndër sulmuesve më të famshëm të Partizanit nga Beogradi

Shefqet Sinani sot ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Klubi i futbollit Prishtina kujton në këtë mënyrë ish futbollistin e gjeneratës së artë.

“Shefqet Sinani (1955-2020)!

Prishtina kishte filluar projekt gjigant  të mbështetur nga tërë strukturat e kohës, për një ekip të madh që do të bënte klubin e Prishtinës, së pari klubin më të madh në Kosovë, e pastaj të njohur edhe më larg edhe më shumë se sa në ish-shtetin e Jugosllavisë. Prishtina ishte bërë klubi më i njohur ndër të gjithë shqiptarët anekënd ku jetonin, nga Struga deri në Ulqin. 

Klubi nuk do të mund të krijonte skuadër pa futbollistë vendor, edhe atë të qytetit të tij. Shefqet Sinani ishte njëra ndër pikat referuese të asaj ekipe që më vonë u bë gjigant.

Shefqeti ishte njëri ndër strumbullarët ekipit. I tillë mbeti edhe në shoqëri deri në ditët e fundit të jetës së tij.

Në foto shihet Sinani në ndjekje të njërit ndër sulmuesve më të famshëm të Partizanit nga Beogradi, Mance”, ka shkruar në faqen e saj FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat