Gattuso është pak më i trazuar sesa Carlo Ancelotti

Futboll

Gattuso është pak më i trazuar sesa Carlo Ancelotti

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 13:42
Gattuso është pak më i trazuar sesa Carlo Ancelotti

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, është shumë pranë rinovimit me napoletanët.

Lajmin e ka konfirmuar vetë drejtori sportiv i klubit, Cristiano Giuntoli, i cili u ndal tek kjo temë pas barazimit të djeshëm të Napolit në transfertën e AZ Alkmaar.

“Unë jam në dijeni që avokatët po shkëmbejnë kontratat. Kemi arritur një marrëveshje gjatë kësaj jave. Besoj se nuk do të ketë ndonjë problem.

Gattuso është pak më i trazuar sesa Carlo Ancelotti, ky është personaliteti i tij. Që të dy janë profesionistë të vërtetë”, deklaron italiani.

Kujtojmë që ish-trajneri i Milanit mori drejtimin e të kaltërve në dhjetorin e kaluar, kur zëvendësoi pikërisht Carlo Ancelottin.

Që nga marrja e detyrës, 42-vjeçari udhëhoqi Napolin drejt triumfit të Kupës së Italisë, trofeu i parë ky për klubin që nga viti 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat