Ja skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-ave

Futboll

Ja skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-ave

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 14:34
Ja skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-ave

Mesjavën e ardhshme do të  zbulohen enigmat e fundit sa u përket skuadrave që do të kualifikohen në raundin e 1/16-ave të Europa League. 

24 vijnë nga 12 grupet e Europa League-s ndërsa 8 të tjera si vendet e treta më të mira nga Championsi, Pas raundit të pestë të ndeshjeve janë konfirmuar të kualifikuara 18 skuadra nga grupet e Europa League-s.

Në Grupin A, e shkëputur ndjeshëm nga ndjekësja më e afërt, e ka siguruar kualifikimin Roma, ndërsa në Grupin B ka marrë pikë të plota në 5 ndeshje Arsenali. Në Grupin C Slavia e Pragës dhe Leverkusen dhe në Grupin D Rangers e Benfica. Granada dhe PSV Eindhoven në Grupin E, Leicester City me Bragën në Grupin G. Lille e Milani në Grupin H si dhe Villarreali në Grupin I.

Vijojnë gjithashtu Antwerp dhe Tottenham në Grupin J, Dinamo Zagreb në  Grupin K dhe Hoffenheim e Crvena Zvezda në Grupin L. Nga Championsi, i vetmi ekipim që do të mbetet i sigurt në vendin e tretë (luan në Europa League) është Krasnodari.

Të kualifikuarat në Europa League

Grupi A: Roma

Grupi B: Arsenal

Grupi C: Slavia e Pragës, Leverkusen

Grupi D: Rangers, Benfica

Grupi E: Granada, PSV Eindhoven

Grupi G: Leicester City, Braga

Grupi H: Lille, Milan

Grupi I: Villarreal

Grupi J: Antwerp, Tottenham

Grupi K: Dinamo Zagreb

Grupi L: Hoffenheim, Crvena Zvezda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat