Duro: Mund të fitonim me Prishtinën, por...

Futboll

Duro: Mund të fitonim me Prishtinën, por...

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 15:16
Duro: Mund të fitonim me Prishtinën, por...

Sot, në Prishtinë u luajt ndeshja hapëse e javës së 16-të të Superligës në mes Prishtinës dhe Feronikelit.

Pak raste dhe asnjë gol nga ky takim, që përfundoi 0-0 teksa të dy trajnerët duhet të pajtohen me fitimin e një pike.

Pas ndeshjes deklaratë për media dha edhe shefi i shtabit teknik të Feronikelit, Klodian Duro.

“Unë jam i kënaqur nga paraqitja e të gjithë qunave, mendoj se është një nga ato lojrat e tona të mira si në ndeshjet e fundit, është një pikë e merituar dhe e fituar me djersë ani pse mund të kishim marrë më shumë”

“Meqë kemi pasur kundërshtar të vështirë dhe të organizuar si Prishtina duhet të jemi të gjithë të kënaqur nga ky rezultat”

“Unë mendoj që jemi në vazhdimësi të lojrave të mira dhe stabilitetit dhe kjo pikë ka rëndësi të madhe pasi futbollistët e mi luftojnë për njëri-tjetrin, ndihmojnë njëri-tjetrin. Sigurisht që duhet bërë diçka më tepër, na mungojnë lojtar të rëndësishëm”

“Besoj që gjithë komponentët që do na vijnë nga ndeshja në ndeshje, do të kemi nivel akoma më të lartë. Do kemi kohë që mbas dy ndeshjeve të fundit të rrimë të qetë dhe të mendojmë për të ardhmen e ekipit tonë”- përfundoi trajneri.

Kjo ishte pika e 20-të sezonale në 16 ndeshje për skuadrën nga Drenasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat