Ndërron jetë edhe një dashamirë i sportit në Kosovë

Futboll

Ndërron jetë edhe një dashamirë i sportit në Kosovë

Nga: K.G. Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 17:32
Ndërron jetë edhe një dashamirë i sportit në Ndërron

Klubi i futbollit Drita nga Gjilani konfirmon lajmin e kobshëm, se sot ka ndërruar jetë Naser Sylejmani. Pas legjendës së futbollit Shefqet Sinani, ndërron jetë edhe një punëtor sportiv.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë që në moshën 66 - vjeçare pas një sëmundje të rëndë sot ndërroi jetë Naser Sylejmani.

Naseri ishte njeriu që kaloi më shumë se gjysmën e jetës në shërbim të klubit DRITA ku punoi si ekonom!

Gjithmonë në zemrën e familjes bardh e kaltër NASKI.

Ngushëllime familjes Sylejmani, familjes bardh e kaltër dhe gjithë komunitetit të futbollit”, njofton FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat