Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici nën hetime – shkak, testi i gjuhës për Luis Suarez

Futboll

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici nën hetime – shkak, testi i gjuhës për Luis Suarez

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 18:10
Drejtori gjeneral i Juventusit, Fabio Paratici

Drejtori gjeneral i Juventusit, Fabio Paratici, është vënë nën hetime nga autoritetet.

Kjo për shkak se ai dyshohet për dëshmi të rreme në rastin e testit të gjuhës italiane për futbollistin Luis Suarez.

Uruguaiani gjatë verës përflitej për një kalim në Torino, teksa tashmë kishte hyrë edhe në testin për gjuhë, por që duket se kishte hasur në vështirësi.

Lajmin për vënien nën hetime të Paraticit e konfirmuan para pak çastesh gazetarët italianë në rrjetin social “Twitter”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat