Real Madrid dhe Bayern Munich në garë për të nënshkruar me Szoboszlain

Futboll

Real Madrid dhe Bayern Munich në garë për të nënshkruar me Szoboszlain

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 18:24
Dominik Szoboszlai

Dominik Szoboszlai është njëri nga mesfushorët më të pëlqyer në Evropë.

Mesfushori hungarez prej dy vitesh po shkëlqen me RB Salzburgun, në elitën e futbollit austriak si dhe në Ligën e Kampionëve.

20-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, ku në 17 ndeshje ka shënuar tetë gola e ka bërë nëntë asistime.

Shumë skuadra të mëdha janë vënë pas tij, por garës së fundmi i janë shtuar edhe dy gjigantët evropianë, Real Madrid dhe Bayern Munich.

Reprezentuesi hungarez është i gatshëm për tu larguar qysh në janar nga Salzburg, teksa ai ka një klauzolë shumë të ulët largimi.

Mediat austriake kanë zbuluar se Szoboszlai ka një klauzolë largimi prej vetëm 25 milionë eurove, shumë që nuk përbën aspak problem për skuadrat si Real Madrid e Bayern Munich.

Se lojtari mund të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit, ka lënë të nënkuptohet edhe drejtori sportiv i Salzburg, Christoph Freund.

“Sigurisht që dëshira jonë është ta kemi lojtarin në klubin tonë për sa kohë është e mundur”.

“Le të shohim se çfarë do të ndodh gjatë afatit kalimtar dimëror, por ka gjasa të mëdha që ai të nënshkruajë me një nga klubet më të mëdha evropiane”, ka thënë drejtori sportiv i klubit Chrisoph Freund, por duke mos zbuluar emra të klubeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat